Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ditën e djeshme ka kryer një operacion kontrolli në pikën kufitare të Kapshticës, gjatë të cilit është zbuluar një sasi droge në një automjet.
Sipas burimeve paraprake, bëhet fjalë për rreth 6 kilogramë heroinë.
Në kuadër të këtij aksioni, bëhet me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit dhe gjithashtu edhe 4 punonjës policie të kufirit , mes tyre edhe një përgjegjës turni për shpërdorim detyre.
()