Në qytetin e Gjirokastrës u mbajt edicioni i 9-të i Kampionatit Kombëtar të Natural Bodybuilding & Fitness, një garë që mblodhi 12 sportistë e sportiste nga e gjithë Shqipëria.
Përmes një atmosfere emocionuese dhe të mbushur me energji, pjesëmarrësit treguan përkushtimin dhe pasionin e tyre për këtë sport, duke synuar jo vetëm estetikën, por edhe shëndetin dhe mirëqenien
Kampionati ka fituar tashmë një vend të veçantë në traditën e qytetit, duke e bërë Gjirokastrën një qendër të rëndësishme për eventet sportive dhe kulturore.
(Arena e Lajmit)