“Në Beograd u tregojmë se jemi ekip më i mirë”, Maksimovic: Patëm mundësi për të zgjidhur ndeshjen

Maksimovic, lojtari i Serbisë komentoi barazimin pa gola ndaj Shqipërisë.

“Kjo ndeshje kishte shumë energji. Kishim nevojë për pak më shumë qetësi, nuk është e lehtë të luash në këtë stadium, e patë se si ishte atmosfera që nga himni kombëtar deri në fund. Nuk kishim ritëm të mjaftueshëm, na mungonte edhe freskia edhe pse patëm dy ose tre raste në pjesën e dytë që mund t’i kishim zgjidhur.

“Gjëja më e rëndësishme është që ata të vijnë në Beograd dhe t’u tregojmë se jemi një ekip më i mirë, siç treguam sot, të fitojmë tre pikë”- tha Maksimovic.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×