Në “Javën e Kulturës Italiane”, Ermal Meta në skenën e Butrintit Antik

Në kuadër të Javës të Kulturës Italiane në Teatrin Antik të Butrintit mbrëmjen e së shtunës u ngjit në një nga skenat më mahnitëse të Mesdheut, në Teatrin 2300 vjeçar të Butrintit  këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, Ermal Meta. Koncerti, i cili shënoi nisjen e turneut të tij “LIVE 2025”, u zhvillua në një prej skenave më të bukura të Mesdheut – Teatri Antik i Butrintit, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Skena antike e Teatrit të Butrintit u mbush me emocione, muzikë dhe duartrokitje të pafundme, teksa këngëtari me origjinë shqiptare dhe karrierë të suksesshme në Itali, Ermal Meta, solli një performancë të jashtëzakonshme.

Të pranishëm në këtë mbrëmje të veçantë ishin përfaqësues nga Shqipëria dhe Italia, mes tyre: ambasadori italian në Tiranë Marco Alberti, drejtori i Institutit Italian të Kulturës Alessandro Ruggera si dhe zëvendësministrja e Kulturës së Shqipërisë Lira Pipa krahas një numri të madh spektatorësh që kishin mbushur shkallët e teatrit antik.

Këngëtari Ermal Meta i shoqëruar në skenë nga pianisti Davide Antonio Pio, bashkë-kompozitor dhe bashkëpunëtor i afërt i tij, si dhe nga një trio elegante instrumentesh harkore, interpretoi disa nga këngët e tij më të dashura, si dhe krijime të reja nga albumi i ardhshëm. Përmes një performance që ndërthurte muzikën, poezinë dhe tregimin emocional, artisti solli një përvojë të paharrueshme për publikun.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×