Orkestra Simfonike e Shkodrës, pas procesit të riformatimit dhe tashmë nën drejtimin artistik të Elda Laros, rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

Orkestra Simfonike e Shkodrës, pas procesit të riformatimit dhe tashmë nën drejtimin artistik të Elda Laros, rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”

Në këtë koncert, të titullar “From West to East”,  së bashku me orkestrën, performoi sopranoja e njohur Ana Naqe, e cila, nën dirigjimin e Elda Laros dhe orkestrës simfonike, solli për publikun shkodran një repertor të zgjedhur me vepra të autorëve të njohur shqiptar dhe të huaj.

Për Drejtuesen Artistike të Orkestrës Simfonike të Shkodrës, Elda Laro, ky ishte koncerti i parë në drejtimin e saj. Ajo theksoi se do të vijojnë përgatitjet për të sjellë në skenën shkodrane emra të mëdhenj të muzikës shqiptare, të cilët do të performojnë krah orkestrës simfonike të qytetit.

Ky koncert i Orkestrës Simfonike të Shkodrës solli për publikun emocione të veçanta dhe duke dëshmuar edhe një herë potencialin e madh artistik që Shkodra ka për të ofruar. Me përkushtimin e drejtueses artistike Elda Laro dhe bashkëpunimin me emra të njohur të muzikës shqiptare, orkestra simfonike e Shkodrës ka si synim të kthehet në një pikë referimi për artin dhe muzikën klasike në vend.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×