Përgatitjet për Shqipërinë, Letonia barazoi me skuadrën e drejtuar nga ish-kampioni i Europës

Përfaqësuesja e Letonisë, kundërshtari radhës i kuqezinjve në eliminatoret e Botërorit 2026, ka zbritur gjithashtu në fushën e lojës në natën e të shtunës. Por ajo ka zhvilluar një ndeshje miqësore, meqë ishte skuadra pushim në Grupin K me 5 ekipe.

Ajo ka luajtur në Riga të Letonisë një miqësore ndaj Azerbajxhanit, i cili drejtohet nga ish-trajneri i Portugalisë, Fernando Santos. Një miqësore që është mbyllur pa gola, me pak raste mes dy ekipeve në këtë duel, por që ka shërbyer për të parë elementët e rinj që kishin ftuar të dy trajnerët në radhët e skuadrave.

Trajneri italian i Letonisë, Paolo Nikolato, i dha mundësinë Pankevics, Melnis dhe Zuleiko, tre emrave të rinj në listë, që të debutonin, duke parë gjendjen e tyre para sfidës së të martës ndaj kuqezinjve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×