Si do më shkojë fati dhe jeta? Jorgo Pulla iu përgjigjet qytetarëve: Duhet të mos nxitoni, pasi…

Astrologu Jorgo Pulla, në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24 iu përgjigj telefonatave të qytetarëve. Një telefonuese donte të dinte sesi do i shkojë jeta dhe fati i saj, ndërsa astrologu i njohur i dha përgjigjen.

“Kam lindur më 10.06.1994, në orën 08:30, ditë e premte. Doja të dija për fatin dhe për punën?”, tha telefonuesja.

“Kjo datëlindje, i thonë një fjale “bëj nder e gjej qeder”. Duhet të ketë kujdes, që mos nxitohet, sepse i merr me nxitim gjërat, sepse Binjakët janë shenja ajri”, ishte përgjigja e astrologut.

Telefonuesja: Kam lindur më 10.06.1994, në orën 08:30, ditë e premte. Doja të dija për fatin dhe për punën?

Jorgo Pulla: Kjo datëlindje, i thonë një fjale “bëj nder e gjej qeder”. Duhet të ketë kujdes, që mos nxitohet, sepse i merr me nxitim gjërat, sepse Binjakët janë shenja ajri. Muaji korrik për ju do të jetë më i miri, do jetë muaj i rëndësishëm për familjen dhe është momenti i duhur për të marrë vendime me rëndësi. Gjërat pritet të ndryshojnë deri maksimumi në fund të gushtit apo në fillim të shtatorit.

Telefonuese 2: Kam lindur më 7 prill 1963, kam lindur në mëngjes. Dua ta di sesi do më shkojë jeta.

Jorgo Pulla: Njerëzit që kanë lindur ditën e diel, ndonjëherë shkoni tek burimi e nuk pini ju. Ju bëni shumë për të tjerët. Kjo ditëlindje ka kaluar shumë në lidhje me çështje familjare. Problemi ka kaluar, pritej diçka që nuk u realizua. Nga shtatori e tutje do shikoni ndryshime, pasi ka ndikime pozitive në vijim.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×