“Zgjedhja më e mirë që kam bërë!” Ana dhe Kevini flasin për dashurinë pas Big Brother VIP Kosova

Ana Kabashi dhe Kevini, çifti që i dha jetë një romance brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duket se po shijojnë më shumë se kurrë lidhjen e tyre edhe jashtë kamerave. Të ftuar në emisionin “Sol Summer” në Klan Kosova, ata ndanë me publikun ndjesitë që i shoqërojnë në këtë kapitull të ri të jetës.

E qeshur, e sigurt dhe me sytë që flasin më shumë se fjalët, Ana tha:
“Jemi përshtatur me njëri-tjetrin. Unë jam shumë e lumtur, edhe është zgjedhja më e mirë që kam bërë. Ndihem shumë mirë, ndihem e plotësuar me të.”

Dashuria e tyre, që nisi mes dritave të reality show-t dhe vëmendjes së publikut, po duket gjithnjë e më shumë si një lidhje që nuk ka qenë vetëm për kamerat. Dhe ndoshta, pas gjithë bujës që i shoqëroi brenda BBVK, tani është koha e tyre për një “verë normale”, me më pak zhurmë, por me më shumë ndjenja.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×