Zyrtare, Italia i tregon derën Spalletit, shkarkohet trajneri

Italia ka marrë vendimin për të larguar trajnerin Luçiano Spalleti. Përfaqësuesja axurre shkarkoi teknikun e njohur, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë, në startin e kualifikueseve të Botërorit.

Tekniku Spalleti konfirmoi gjithçka tha në konferencë para Moldavisë.

“Mbrëmë në darkë ishim për një kohë të gjatë me presidentin. Dhe ai më ka komunikuar se do të shkarkohem nga roli i trajnerit të përfaqësueses. Personalisht ndjej keqardhje, as nuk kisha ndër mend që të tërhiqesha” – tha ai.

Spaleti qëndroi në krye të pankinës për 23 ndeshje, ndërsa sfida e 9 qershorit ndaj Moldavisë do jetë e fundit për të si trajner i kësaj skuadre. Me interes të madh pritet të shihet kush do “marrë frenat” e kombëtares së njohur.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×