Carlos Alcaraz fiton Roland Garros duke kompletuar rikthimin historik nga dy sete disavantazh në finalen më të gjatë në historinë e turneut.

Carlos Alcaraz bëri një rikthim të jashtëzakonshëm për të fituar finalen e meshkujve në Roland Garros të dielën, duke mposhtur numrin 1 në botë, Jannik Sinner, me rezultatin 4-6, 6-7 , 6-4, 7-6 , 7-6.

Në finalen më të gjatë në historinë e turneut, spanjolli demonstroi një vendosmëri të jashtëzakonshme për të përmbysur Sinner nga tre pikë në setin e katërt dhe në një farë mënyre të fitonte në një barazim në setin e pestë, hera e parë që një lojtar ka arritur një sukses të tillë në Roland Garros.
Pesë orë e gjysmë pasi u përball me shërbimin e parë të Sinner në ndeshje, Alcaraz shënoj pikën vedimtare përpara se të binte në fushë ndërsa shumica e turmës së zhurmshme në Court Philippe-Chatrier festoi një fitore që nuk do ta harronte kurrë.
“Dua vetëm t’ju falënderoj për gjithçka ekipit tim, familjes sime”, tha spanjolli më pas. “Kam privilegjin të jem në gjendje të jetoj gjëra të mëdha me ju. … Ky trofe është edhe i juaji.”

Alcaraz tani ka fituar titullin e tij të pestë Grand Slam në moshën 22 vjeç, një muaj e tre ditë, saktësisht në të njëjtën moshë sa ishte heroi i tij Rafael Nadal kur fitoi të pestin në Wimbledon në vitin 2008.

Kjo ishte finalja e dytë më e gjatë e një Grand Slam-i, Alcaraz është vetëm lojtari i gjashtë që rikthehet nga dy sete disavantazh për të fituar një finale të French Open dhe spanjolli është gjithashtu lojtari më i ri që fiton dy tituj radhazi në turneun e meshkujve në Paris që kur Nadal, Mbreti i Argjilës, fitoi katër radhazi midis viteve 2005 dhe 2008.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×