FOTO/ “Në majën e Evropës”, në Portugali festojnë me Ronaldon

Për herë të dytë në histori, për herë të dytë nën udhëheqjen e legjendës C.Ronaldo, Portugalia triumfon në Ligën e Kombeve. Ky ishte një trofe special, për një brez fantastik lojtarësh, i mbushur me talente, por sërish është ai CR7 që lë gjurmë, me një gol me shumë peshë. Portugalia triumfoi në finale përballë Spanjës së Yamal, por këtë herë ylli i Barçës nuk arriti të shkëlqej i eklipsuar nga një super Nuno Mendes që u shpall lojtari i ndeshjes. Kjo finale rezultoi një super ndeshje, me 4 gola të shënuar, por nuk mjaftoi as koha e rregullt e as shtesa për të përcaktuar një fitues, u desh ruleta e penalltive për të vendosur fituesin.

Spanja e nisi me “marshin e pestë”, ku në minutën e 21-të, Zubimendi përfitoi nga një top i ngecur në zonë duke kaluar ekipin e De la Fuente në avantazh. Festa nuk zgjati shumë pasi anësori i PSG, Nuno Mendes me një aksion personal rikthehu baraspeshën pas vetëm 5 minutash lojë. Në fundin e pjesës së parë, Spanja kapi sërish “mat” Portugalinë, me Oyarzabal që realizoi golin e dytë për “Furinë e Kuqe”.

Në fraksionin e dytë, në minutën e 61-të, Ronaldo në zonë barazoi shifrat në 2-2. Ky ishte goli i tij i 938 në karrierë, i 138 me fanellën e përfaqësues portugeze. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, madje nuk ndryshoi as në shtesë, duke bërë që trofeu të vendosej nga pika e bardhë e penalltisë. Portugalia ishte thjesht perfekte, me luzitanët që realizuan saktë 5 nga 5 penallti, ndërsa penalltia e fundit e humbur nga Alvaro Morata rezultoi përcaktuese duke bërë që Portugalia të shpallej fituese e këtij edicioni në Ligën e Kombeve. Me trofeun në duar, Ronaldo dhe e gjithë pjesa tjetër e Portugalisë festuan gjatë për këtë sukses të rëndësishëm.

Festojnë për këtë triumf edhe mediat në Portugali, me luzitanët që rikthehen edhe një herë në majën e Evropës.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×