“Kandidatët e PD thonin në takime se Rama do fitojë zgjedhjet”/ Berisha i përgjigjet gazetarit: Se çfarë ka pëshpëritur njëri apo tjetri është…

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi sërish sot gjatë një konference për shtyp nga selia blu se zgjedhjet e 11 majit u manipuluan. Lideri i opozitës pretendoi për blerje votash dhe përhapjen në masë të trenit bullgar.

Por gazetarët i vunë në pah Berishës edhe pjesën e angazhimit të kandidatëve demokratë në fushatë. Gazetari Osman Stafa e pyeti Berishën nëse ishte në dijeni për disa kandidatë të PD të cilët në takime elektorale pohonin se Edi Rama do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare.

Kreu demokrat tha se fushata që ai udhëhoqi ishte më e bukura, duke shtuar se kandidatët kanë patur për detyrë të bëjnë maksimumin.

Osman Stafa: A jeni në dijeni se kandidatë për deputetë të PD në 11 maj shkonin në fushatë me idenë se Rama do t’i fitojë zgjedhjet dhe se Sali Berisha nuk mundet dot të fitojë, Sali Berisha i tanishëm…
Sali Berisha: Tani, unë këto i marr krejtësisht të pavlerë. Sali Berisha udhëhoqi fushatën më të bukur të jetës së tij dhe se çfarë mund të ketë pëshpëritur njëri apo tjetri, ajo është puna e tyre. Por secili prej kandidatëve ka pasur për detyrë të bëjë maksimumin që mund të bënte, ndonëse Sali Berisha kishte deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Dhe ata të cilët besojnë se Edi Rama mund të bënte zgjedhje të lira dhe se farsa elektorale mund të fitohet, ata nuk njohin ABC-në e procesit zgjedhor…

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×