LIVE/ “Na duhen pikë, futbolli nuk pret”, Sylvinho: Ndaj Letonisë ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare

Shqipëria përballet me Rigan në Letoni, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, në konferencën për shtyp, para ndeshjes që do luhet të martën.

“Ndeshja e dytë është më e vështirë, këtë e thonë edhe trajnerë të tjerë. Ne nuk e kemi vendosur ende për formacionin. Kemi një lloj avantazhi, duke qenë se kemi shumë lojtarë që mund të zgjedhim në pozicione të ndryshme. Kemi Muçin, Pajazitin, Asllanin apo Dakun.

Manaj dhe penalltia e humbur ndaj Serbisë- Manaj ka përvojë, është përvojë, e njoh prej shumë vitesh. Ka shumë personalitet. Marr unë përgjegjësinë.

“Në futboll ka gjithmonë presion, kemi edhe 5 ndeshje të tjera, futbolli nuk të jep kohë. Na duhen pikë, Letonia ka mundur Andorrën, nuk mund të them vendimtare, por si ndeshje kjo është e rëndësishme”- tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×