Ngjiti Francën në podium, Mbappe “driblon” Topin e Artë: Nuk varet nga unë

Në finalen e vogël të Ligës së Kombeve, Franca triumfoi 2-0 ndaj Gjermanisë, me Mbappe që rikthehet më në fund të bëj liderin për “gjelat” duke realizuar një gol dhe dhuruar një assist. Francë-Gjermani nuk është kurrë një sfidë banale, edhe pse kishte pak ose aspak vlerë, dy përfaqësueset “big” e respektuan deri në fund këtë turne.

“Pancerat” e nisën “zjarr”, duke krijuar një person të madh në zonën e Mike Maignan, madje fituan edhe një 11-metërsh me Adeyemi-n, por me ndihmën e sistemit VAR, gjyqtari i takimit e vlerësoi si simulim duke ndëshkuar sulmuesin me karton të verdhë. Në fundin e pjesës së parë, Kylian Mbappe me një veprim shumë të bukur në zonë, me një goditje të saktë, kaloi Francën në avantazh.

Në fraksionin e dytë, Gjermania gjeti shpejt golin e barazimit me Undav, por gjyqtari kryesor e vlerësoi si faull në sulm. Ekipi i Nagelsmann e kishte të vështirë të rikthehej në lojë, ndërsa në fundin e ndeshjes, një gafë në mbrojtje, i dha mundësinë Mbappe-s të shkëputej shpejt duke dhuruar më pas një assist të pastër për Olise, me këtë të fundit që e kishte të lehtë të shtynte topin në portën e boshatisur duke hedhur Gjermaninë në tapet.

Franca e mbyll në podium këtë edicion të Ligës së Kombeve, në vendin e tretë. Kylian Mbappe, si protagonist kryesor i këtij takimi, u ngacmua nga gazetarët në lidhje me garën për “Topin e Artë”, e sheh veten mes favoritëve për këtë trofe:

“Unë kam opinionin tim, por kjo nuk ka rëndësi. E vetmja gjë që është në këmbët e mia është “Këpuca e Artë”, është i vetmi trofe që varet nga unë. Topi i Artë nuk varet nga unë”, u shpreh Mbappe.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×