“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë në “Tak Fak”, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ja heq mbiemrin e ish-burrit

Ndodh dhe kështu. Teksa të tjerë kërkojnë të drejtën e atësisë për fëmijët e braktisur nga babai, një grua në një fshat të Peqinit kërkon t’ja heqë fëmijës së saj atësinë, pasi e pranon se ky fëmijë nuk është i tij.

Gruaja prej disa kohësh sorollatet dyerve të gjykatës dhe për këtë arsye iu drejtua redaksisë së “Tak Fak”.

Gazetarja e emisionit Anxhela Gjiriti, intervistoi nënën e djalit që sot ka mbetur pa përkrahje.

Gruaja tregon se babai biologjik e ka mohuar djalin, ndërsa ajo nuk pranon të qëndrojë me ish-bashkëshortin e saj pasi i gjithë fshati e di që ajo fëmijën e ka me dikë tjetër.

“Unë kam patur konflikte gjithmonë me bashkëshortin tim. Ai jetonte në Greqi dhe në pjesën më të madhe të kohës unë kam jetuar tek prindërit e mi. Në 2019 unë u shkëputa nga ai sepse ai më akuzonte se nuk bëja fëmijë. Gjatë kësaj kohe ai nuk më është përgjigjur për asgjë. Familja e tij më keqtrajtonte, më fyente. Unë më pas krijova një raport me një burrë të martuar që më premtoi se do të ishte me mua pasi  me martesën e tij kishte probleme.

Por më gënjeu. Ai kërkoi që unë ta hiqja fëmijën por unë kisha vite që tentoja dhe nuk pranova të abortoja. Kur isha 1 muajshe shtatzënë unë erdha tek prindërit e mi.

Kur bashkëshorti im e mori vesh, më tha është fëmija im. Ai s’e ka pranuar kurrë këtë dhe këmbëngul madje dhe pas përgjigjes së ADN-së”, tregon gruaja.

Ajo tani kërkon që fëmija e tij të mos ketë mbiemrin e ish-bashkëshortit, pasi ai nuk është i jati.

“Unë dua të largohem jashtë, të krijoj një jetë të re pasi fëmija është hiperaktiv ka nevojë për një mjedis tjetër. Unë i jam drejtuar gjykatës për kundërshtim atësie, gjyqi ka mbaruar në 13 shkurt por vendimi akoma nuk është zbardhur.

Më dhimbset djali sepse nuk ma pranojnë në shkollë. Unë jam e papunë dhe jetoj me pensionin e babait tim”, vijon gruaja në intervistën për gazetaren Anxhela Gjiriti.

Sot, fëmija e saj nuk mbështetet nga askush, por gruaja është e vendosur t’i qëndrojë pranë dhe ti ofrojë një jetë më të mirë.

“Fëmija im luan me kafshë, kërkon të luajë më fëmijë të tjerë. Dua të iki jashtë, atje i përgjigjen, kurse këtu nuk të sheh asnjë, nuk do ta dijë askush se ku ha fëmija im”, tregon gruaja.

Gjyqi i divorcit po zvarritet pikërisht për vendimin për heqjen e atësisë, dhe pa këto dokumenta gruaja e ka të pamundur të udhëtojë jashtë.

“Kisha vendosur të iki jashtë sepse gjyqi po zvarritet. Kur gjyqi i heqjes së atësisë në shkurt përfundoi, mendova se divorci do të zgjidhej shpejt. Por nga shkurti në qershor unë vazhdoj të pres vendimin për tu zbardhur”, thotë gruaja.

Gazetarja e “Tak Fak” Anxhela Gjiriti pyeti avokatin e çështjes Jurid Sharka pohon se procesi gjyqësor ka përfunduar dhe pritet vendimi.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×