Parashikimi i motit për sot, 9 qershor 2025

Deri në mesditë, Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.

Më të theksuara paraqiten në zonat malore verilindore – juglindore, por nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes do të ri-sjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të ulet deri në 11°C në zonat malore.

Mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 37°C në Jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×