PS kërkon shtyrjen e seancës të së enjtes/ Debate në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi e Tabaku përplasen me Spiropalin: Kuvendi nuk është pronë e juaja!

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve shënoi përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës, pas kërkesës së PS për shtyrjen e seancës plenare të Kuvendit, e parashikuar të mbahet më 12 qershor.

Kërkesa e Spiropalit, u kundërshtua ashpër nga përfaqësues të opozitës, të cilët e cilësuan të pabazuar dhe një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë parlamentare.

Gazment Bardhi reagoi me tone të forta ndaj kërkesës: “Ti rrugë të mbarë për atje ku do të jesh në datën 12. I ke dhënë zgjidhje problemeve në Shqipëri, shko e zgjidh konfliktin në Ukrainë. Nuk ka asnjë arsye për të shtyrë seancën e Kuvendit. S’ka asnjë arsye të shtyhet seanca nga data 12 për në datën 16, sepse kjo është miratuar nga Konferenca e Kryetarëve. Kuvendi nuk është pronë dhe plaçkë e juaj, siç keni tentuar ta trajtoni në kohët e fundit.”

Ndërkohë, edhe deputetja Jorida Tabaku kritikoi gjuhën e përdorur nga Spiropali, duke e konsideruar përçarëse dhe jo përfaqësuese të standardeve të kërkuara për anëtarësimin në BE.

“Gjuha juaj ishte ndarëse dhe përçmuese ndaj kundërshtarit. Foltorja e Kuvendit nuk mund të përdoret për këtë gjuhë. Kjo nuk është gjuha që kërkon integrimi.”

Tabaku shtoi gjithashtu se zhvillimet e fundit në Kuvend përbëjnë një hap pas në përmbushjen e detyrimeve të integrimit:

“Që kur ju keni marrë drejtimin e Kuvendit, kemi bërë hapa pas në Këshillin e Integrimit, në Komisionin e Posaçëm dhe në procesin elektoral. Zgjedhjet janë kriteri dhe kushti i parë në të gjitha raportet e integrimit, dhe ky kriter është shkelur në zgjedhjet e fundit.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×