Rikthehet Oklahoma, barazohet seria në finalen e madhe të NBA

Rivendoset barazpesha në finalen e madhe të NBA mes Oklahoma City Thunder dhe Indiana Pacers. Oklahoma fitoi mbrëmjen e së dielës 123-107 ndaj Indiana në finalen e dytë play off në NBA, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve. Këtë herë, në fushën e saj, skuadra e Oklahomës nuk zhgënjeu, duke e merituar fitoren.

Ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, por me një epërsi të lehtë të ekipit vendës, që nuk përsëriti gabimet e takimit të parë. Ai që shkëlqeu edhe një herë në fushë ishte Alexander Shai, autor i 34 pikëve. Vendimtar edhe stoli i ekipit vendës, nga ku erdhën 48 pikë.

Për skuadrën e Indiana, 7 basketbollistë realizuan mbi 10 pikë, por mungoi lojtari-lider që të udhëhiqte ekipin drejt fitores. Tashmë seria e finaleve play off spostohet në Lindje, në shtëpinë e Indiana-s në Mineapolis, ku do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e radhës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×