Rinumërimi i i votave të qarkut Fier! Logu: Kërkesa u bë nga “Shqipëria bëhet”, PD e mbështet. Pse KAS nuk do që të bëjë drejtësi zgjedhore

Këshilltari juridik i Partisë Demokratike, Marash Logu, në një intervistë për News 24 komentoi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) për rinumërimin e votave në qarkun e Fierit. Ai theksoi se kjo nismë u kërkua nga partia “Shqipëria bëhet” dhe PD e mbështeti fuqishëm, duke e konsideruar vendimin si një hap drejt drejtësisë zgjedhore.

Logu shprehu shqetësimin se KAS nuk dëshiron të bëjë drejtësi, por synon vetëm të certifikojë një proces zgjedhor të dëmshëm dhe jo të barabartë. Ai argumentoi se zgjedhjet e 11 majit janë shoqëruar me parregullsi të rënda që kanë cenuar rëndë procesin, duke përfshirë manipulime me votën e diasporës dhe favorizime qeveritare para zgjedhjeve. Në këtë situatë, sipas tij, KAS po injoron këto probleme duke mbështetur një farsë zgjedhore dhe duke lënë jashtë përgjegjësisë institucionet që duhet të garantojnë një garë të ndershme.

Marash Logu: Rinumërimi i votave në Fier është bërë si kërkesë nga ‘Shqipëria bëhet’ dhe ne si PD e kemi mbështetur këtë nismë. Vendimi është i drejtë. Edhe OSBE ODIHR ka dhënë përfundime se zgjedhjet kanë pasur probleme të shumta. Parregullsitë kanë qenë të rënda, duke cënuar procesin zgjedhor. Strukturat e PD kanë vlerësuar se duhet hapje kutish dhe rivlerësim. KAS nuk do që të bëjë drejtësi zgjedhore, më shumë dëshiron të certifikojë farsën e 11 majit. Ne pamë një shtet elektoral, ku shteti ishte shkrirë me partinë. OSBE ODIHR thotë se shteti është përfshirë në zgjedhje dhe nuk kishte garë të barabartë dhe kur ndodh kjo, njëra palë ka avantazhe dhe kjo përkthehet në shifra e rezultat konkret. KAS nuk do që të kuptojë se çfarë ka ndodhur me votën e diasporës, e gjithashtu nuk është marrë me favoret që ka bërë qeveria, pak para zgjedhjeve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×