Në një prononcim për mediat, avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Kujtim Cakrani, tha jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, se kjo është hera e dytë që SPAK zgjat hetimet për Ilir Metën.
Avokati tha se SPAK dha si shpjegim pamjaftueshmërinë e provave. “Thotë ne po presim prova, një akt ekspertimi të ish-vjehrrës së Metës, se ç’lidhje ka zoti Meta”, u shpreh avokati.
Ai u shpreh i revoltuar nga zvarritja e hetimeve, ndërsa paralajmëroi se PL do ta çojë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut. “Jetojmë në një autokraci elektorale! Do ta çojmë çështjen deri në Gjykatën Europiane”, – tha Cakrani.
Kujtim Cakrani: “Ka mbi 7 muaj në paraburgim dhe prokuroria çdo dy muaj duhet t’i kërkojë gjykatës, pra të bëjë verifikimin e masës së sigurimit dhe prokuroria nuk e ka bërë këtë.
Ne nuk e kemi bërë kërkesën dhe ne këto do t’i pasqyrojmë më vonë në Gjykatën e Strasburgut. Prokuroria e Posaçme ka zgjatur afatet për hetimet për 6 muaj. Është hera e dytë që bëjnë.
Thotë ne po presim prova, një akt ekspertimi të ish vjehrrës së Metës se ç’lidhje ka zoti Meta me këtë. Javën që vjen do dorëzojmë kërkesën te Gjykata Kushtetuese sa i përket masave të sigurimit, dhe nëse nuk marrim përgjigje, do i drejtohemi Strasburgut.”
()