Shqipëria sfidon Letoninë, formacioni i mundshëm në Riga

Shqipëria do të kërkojë suksesin ndaj Letonisë, në transfertën e Rigas. Kuqezinjtë do zbresin në fushë të martën në orën 20.45, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.

Nga minuta e parë pritet Strakosha, ndërsa nga krahët qëndrojnë Mitaj dhe Hysaj. Gjimshiti mungon në këtë sfidë, sakaq në qendër Ismajli dhe Ajeti.

Gjasat janë të mëdha që mesfusha të përbëhet nga Asllani, Ramadani dhe Laçi. Daku në majë të sulmit, do ketë ndihmën e Brojës dhe Asanit.

Shqipëria vjen në këtë takim, pas barazimit 0-0 ndaj Serbisë.

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Ajeti, Hysaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Broja, Daku

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×