Shqipëria barazoi ndaj Serbisë para pak ditësh, ndërsa këtë të martë, kuqezinjtë sfidojnë Letoninë në Riga. Mbrojtësi Mario Mitaj, bëri analizën e tij, në prag të sfidës.
“Nuk kemi patur shumë kohë për t’u përgatitur. Besoj se atmosfera është e mirë, të gjithë janë gati. Na duhet fitorja, me patjetër.
Udhëzim nga trajneri- Loja do jetë e njëjtë. Letonia luan si Serbia, me të njëjtën skemë, e dijmë se çfarë duhet të bëjmë.
Duhet të bëjmë gola dhe të fitojmë.
Të gjithë sulmuesit janë në formë. Penalltinë mund ta humbë kushdo.
Besoj se do kem më shumë mundësi për të krosuar”- tha Mitaj për Supersport.
(J.S/)