“Doja të ekzekutonim Altin Ndocin në varrimin e…”, dëshmia e Alibej në GJKKO: Ja si u vra gabimisht Viktor Haxhia

Në vazhdim të dëshmive në procesin “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë Erjon Alibej sot zbuloi detaje të reja rreth vrasjes së rastësishme të Viktor Haxhias, përdorimit të uniformave të rreme dhe komunikimeve sekrete me Nuredin Dumanin pas vrasjeve.

Alibej pranoi se vrasja e Viktor Haxhias ishte një gabim. Në atë makinë kishte qenë edhe Altin Ndoci, i cili u largua pak para sulmit.

“Ata nuk e dinin që ishte Viktori në makinë. Menduan se ishte Altin Ndoci,” tha Alibej.

Ai diskutoi me Nuredin Dumanin edhe për mundësinë për të vrarë Ndocin gjatë varrimit të vëllezërve Haxhia, por ky plan dështoi sepse Ndoci nuk u shfaq në ceremoni.

Një nga zbulimet e sotme ishte përdorimi i uniformave të rreme të OFL-së dhe policisë. Alibej tregoi se kishte një mik në Kukës, Bujar Germizin, i cili i furnizoi me veshje të falsifikuara.

“I thashë Nuredinit: ‘Keni nevojë për uniforma si të OFL-së?’ Ai pranoi, dhe Bujari më dha disa jelekë dhe këpucë me shkrimin ‘OFL’. Ato u prodhuan në Kosovë, por unë i mora në Kukës dhe ia dhashë Nuredinit,” rrëfeu Alibej.

Ky zbulim shton dyshime për përdorimin e profileve të rreme në operacione kriminale.

Alibej zbuloi se pas vrasjes së vëllezërve Haxhia, Talo Çela kishte qëndruar në shtëpinë e tyre, një informacion që ai e mori pasi Klevis Alla filloi të nxirrte emra.

Ndërkohë, Nuredin Dumani u fsheh në Spille tek e vjehrra, pasi dyshonte se po flitej për të në media. Policia i bëri një vizitë banesës së tij, por ai kishte ikur tashmë.

“Unë flisja vazhdimisht me të në Sky ECC,” tha Alibej.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×