Fejohet vajza 20 vjeçare e Angelina Jolie?

Vajza e Angelina Jolie, Zahara Jolie-Pitt, u kap nga paparazët teksa kishte dalë në një lokal.

Studentja 20-vjeçare e cila është kthyer në Los Angeles për pushimet e saj verore po buzëqeshte ndërsa po largohej nga restoranti i Craig në zonën e Hollywood-it.

Teksa dilte nga lokali, Zahara u pa duke hipur në një makinë të zezë, ku pas timonit ishte i dashuri i saj. Ai mbante një kapelë të bardhë bejsbolli të kthyer mbrapsht. Interesante është se Zahara kishte një unazë fejese me diamant në gishtin e martesës, gjë që linte të kuptohej se ajo mund të ishte e fejuar ose edhe e martuar me djalin që kishte në krah.

Ajo mbante veshur një bluzë të zezë me pantallona, ​​një xhaketë të thurur të bardhë dhe sandale të bardha që i shkonin me manikyrin e saj të bardhë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×