“Janë shtuar rastet e problemeve nga pajisjet digjitale”, okulisti Topi: Pacientët duhet të paraqiten menjëherë te mjeku kur…

Mjeku okulist Rubin Topi, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ka dhënë një paralajmërim të qartë për rreziqet që lidhen me shëndetin e syve, duke theksuar nevojën për ndërgjegjësim dhe trajtim të vazhdueshëm, sidomos në rastet me glaukomë dhe tension të lartë të syrit.

Topi theksoi se, ndonëse ka pacientë që alarmohen për skuqje të lehta të syrit, shpesh injorohen raste shumë më serioze, si glaukoma, e cila mund të çojë deri në humbjen e shikimit dhe në situata ekstreme, të rrezikojë edhe jetën. “Pasi u shpjegojmë që kanë glaukomë, shumë pacientë ndalojnë mjekimin sapo ndihen më mirë, por ky është një trajtim që duhet të vijojë për gjithë jetën,” tha ai.

Sipas mjekut, pjesa më e madhe e pacientëve shqiptarë paraqiten për simptoma që lidhen me alergjitë ose infeksionet, por gjithnjë e më shpesh hasen edhe shqetësime të lidhura me përdorimin e zgjatur të pajisjeve digjitale, si telefonat, tabletët dhe kompjuterët. “Kemi raste të shumta edhe në moshat e reja që paraqiten me lodhje të syve dhe ulje të përqendrimit vizual për shkak të ekraneve,” sqaroi ai.

Topi apeloi që qytetarët të mos neglizhojnë kontrollin e rregullt tek okulisti, të mos ndërpresin mjekimin pa konsultë dhe të bëjnë kujdes të veçantë me përdorimin e pajisjeve digjitale në jetën e përditshme.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×