Kandidatja e PD në Durrës, Jola Hysaj: E vërteta është e thjeshtë, kur zgjedhjet janë farsë, edhe “fitoret” janë pa gëzim

Kandidatja për deputete e PD nga lista e hapur në Qarkun Durrës, Jola Hysaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Hysaj shprehet se e vërteta e zgjedhjeve është e thjeshtë, ata janë farsë dhe si rrjedhojë, edhe fitoret në të tilla kushte janë pa gëzim. Sipas saj, në vend që të fokusohemi tek zbardhja e farsës elektorale, humbasim kohë duke kërkuar “fajtorin” brenda opozitës.

Postimi i Jola Hysajt:

Në vend që të fokusohemi tek zbardhja e farsës elektorale, humbasim kohë duke kërkuar “fajtorin” brenda opozitës.

Në një vend normal, gjithë energjitë pas një procesi të dyshimtë zgjedhor do të përqendroheshin tek gjetja e provave, tek transparenca dhe hetimi i manipulimeve. Por si gjithmonë, në vend që të luftohet farsa, kërkohet të syrgjynoset opozita.

Ajo që më bën më shumë përshtypje është mungesa e entuziazmit nga të ashtuquajturit “fitues”. Nëse je votuar aq shumë, sa që as vetë nuk ka ende një shifër zyrtare se sa ka qenë pjesëmarrja, si është e mundur që në vend të festës, fokusi të jetë tek problemet e brendshme të Partisë Demokratike?

Kjo tregon shumë: një fitore që nuk gëzon askënd, një proces që nuk bind askënd, dhe një pushtet që frikësohet edhe nga hija e opozitës.

Kjo nuk është demokraci.

Kjo është një farsë që kërkon zbardhje dhe jo shpërqendrim.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×