Ilir Alimehmeti, i cili kandidoi nga lista e hapur e PD-së, që për pak vota mund të hynte në parlament, i ftuar në News 24 tha se Kodi Zgjedhor aktual duhet hedhur në plehra.
Alimehmeti theksoi se rinumërimi i votave në Tiranë është një precedent pozitiv. Ai shtoi se Sali Berisha e ka mbështetur në iniciativën e tij.
Ilir Alimehmeti: Ende nuk dimë të numërojmë votat. Rinumërimi do të ndodhë. Tani janë një sërë procedurash, që duhet të na bëhen me dije. Është precedent pozitiv. Ngel në klasë njëherë dhe hyn sërish në test dhe shpresojmë që KQZ të marrë një notë pozitive. Është e drejtë e madhe që të kërkohet transparencë e madhe për mënyrën sesi janë bërë zgjedhjet. Berisha na ka mbështetur. Fëmijëve tanë duhet t’ju lëmë trashëgimi zgjedhje të lira e të ndershme. Ky Kod Zgjedhor duhet hedhur në plehra. Gara të jetë mes partive dhe jo kandidatëve të së njëjtës parti politike.
(Arena e Lajmit)