Në Sport News në News 24, trajneri i njohur, Shpëtim Duro tha se ndaj Letonisë duhet të ruhemi nga kundërsulmet. Duro tha se Shqipëria ka mbrojtës për të cilët duhet të ndihemi me fat, ndërsa theksoi se nuk e kupton mungesën e aktivizmit të sulmuesit Ernest Muçi.
“Letoninë e kam parë dy ndeshjet e fundit, është ekip kompakt, luan me skemën 3-6-1. Pret gabimin e rivalit për të shfrytëzuam. Duhet të ruhemi shumë edhe nga kundërsulmet.
Gjimshiti dhe Ajeti mungesa të rëndësishme. Kemi fat që kemi dy qendërmbrojtësa të mirë. Ismajli një nga lojtarët me treguesit më të mirë, Kumbulla ka luajtur sezon të jashtëzakonshëm. Kemi lojtarë si Muçi dhe Bajrami që nuk kanë luajtur.
Kemi lojtarë që mund t’i aktivizojmë, për të ndryshuar ritmin e lojës.
Muçi dhe mungesa e aktivizimit- Ka diçka që nuk shkon. Ato janë zgjedhje të trajnerit. 0 minuta në 3 ndeshje, është pak e dyshimtë”- tha ai.
(J.S/)