Kryeministri Edi Rama ka rikthyer komunikimet e tij të drejtpërdrejta me ndjekësit në rrjetet sociale, përmes rubrikës “Sy m’Sy”, e cila u shfaq fillimisht gjatë fushatës së 11 majit.
Në një ndër ndërhyrjet e tij, Rama ka dhënë një mesazh të fortë ndaj opozitës, duke paralajmëruar se nënvlerësimi i qytetarëve është një gabim me pasoja.
“Ua kam thënë atyre që e marrin këtë popull lehtë, është një popull që të jep ujë në bisht të lugës,” tha Rama.
“Kush e merr lehtë bën një gabim shumë të madh, gabim aq monumental sa mjafton të shini të tjerë gjatë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar çfarë të gjen nëse e merr lehtë këtë popull.”