Luiz Ejlli emocionon ndjekësit me dedikimin për vajzën: Çdo rrahje ka kuptim që kur erdhi ajo

Këngëtari dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka ndarë një moment tepër prekës me ndjekësit e tij në Instagram, duke publikuar një foto të ëmbël me vajzën e tij, Lunen, teksa ajo luan në bateri, ndërsa ai e përqafon plot dashuri.

Në një tekst të ndjerë, Luiz shkruan:

E puth në ballë për ta mbrojtur nga çdo dhimbje dhe të kuptojë se sa e veçantë është për mua. E ngre lart që të prekë yjet, ëndrrat e veta dhe të fluturojë mbi çdo pengesë. E mbaj në prehërin tim që të ndjejë ritmin e zemrës sime, se që kur erdhi ajo, çdo rrahje ka kuptim, dhe çdo moment më ngjall jetë dhe shpresë.”

Ky postim ka prekur zemrat e shumë fansave, të cilët e kanë vërshuar me komente pozitive dhe zemra, duke e cilësuar Luizin një baba të përkushtuar dhe të ndjeshëm.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×