Mes brohoritjeve të mbështetësve! Berisha u paraqit në SPAK, u kallëzua nga gjyqtarja Irena Gjoka

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë, më 10 qershor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në zbatim të një urdhri të lëshuar nga kjo prokurori, teksa pranë SPAK kishte edhe mbështetës të tij.

Në thirrjen zyrtare thuhej: “Të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme pranë Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z. Ardit Neli, me dokument identifikimi.” Berisha është thirrur për të dhënë sqarime në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje në hetim. Mësohet se Gjoka ka paditur vajzën e Berishës, Argita Berishën, për shpifje.

Edhe sipas avokatit të Sali Berishës, Genc Gjokutaj, kjo paraqitje ka të bëjë me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka në adresë të Berishës. Kryedemokrati e ka akuzuar prej kohësh gjyqtaren, ndërsa së fundmi ka deklaruar se ajo është e dënuar për falsifikim nga Kolegji Penal i Janinës. Po ashtu, në tetor të vitit 2023, Berisha ka bërë një kallëzim penal ndaj saj, pasi GJKKO vendosi masën e detyrimit për t’u paraqitur dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit për të.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×