Kreu i PD Sali Berisha, në deklaratën e tij për mediat, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi.
Berisha tha se Bukoshi dha kontribut të çmuar për çështjen e Kosovës dhe atë të shqiptarisë. “I shpreh popullit të Kosovës, zonjës Bukoshi dhe fëmijëve të tyre, ngushëllimet më të ndjera të miat”, tha Berisha.
Sali Berisha: Bujar Bukoshi bëri çdo gjë që gjatë luftës, UÇK dhe forcat e mbrojtjes së qeverisë së Kosovës të bashkërendojnë luftimet. Ai dha një kontribut të madh në çështjen e Kosovës dhe atë shqiptare. I shpreh popullit të Kosovës, zonjës Bukoshi dhe fëmijëve të tyre, ngushëllimet më të ndjera të miat. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për këtë figurë të nderuar të popullit shqiptar.
(Arena e Lajmit)