Ndarja nga jeta e Bujar Bukoshit, Tritan Shehu: Kosova humbi një simbol të lirisë dhe Perëndimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, duke e quajtur humbjen e tij një “boshllëk” të madh për historinë dhe identitetin politik të Kosovës.

“Kosova humbi një vlerë e simbol të saj për liri dhe Perëndim,” shkruan Shehu, duke kujtuar kontributin e Bukoshit në periudhat më të vështira të historisë së Kosovës, në krah të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Shehu e përshkruan Bukoshin si një udhëheqës, kryeministër dhe mbi të gjitha një njeri me “vlera të mëdha dhe përkushtim të pashtershëm për Kosovën.” Ai shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, bashkëpunëtorëve, miqve dhe mbarë kombit shqiptar.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×