Ndeshja ndaj Letonisë, Bulku komenton zgjedhjet e trajnerit Sylvinho

Zv.trajneri i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, komentoi zgjedhjet e trajnerit Sylvinho para ndeshjes ndaj Letonisë.

“Për Gjimshitin e dimë që mungon për kartona, Ajeti është i pamundur. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Çdo lojtarë që futet në fushë është i rëndësishëm. Balliu është një zgjedhje teknike e trajnerit. E vërtetë që Hysaj zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por kjo nuk do të thotë gjë, Balliu është zgjedhje teknike. 

Penallti kanë humbur lojtarë më të mëdhenj se Manaj, nuk do të thotë që një lojtar që humb penallti, të nxirret nga formacioni. 

Kapiteni zgjidhet në bazë të ndeshjes. Në qoftë se do të ketë penallti do ta gjuajë Asllani. Çdo kush mund të ishte pjesë e formacionit, duke u nisur nga ndeshja e mirë me Serbinë, trajneri vendosi t’i besonte të njëjti sulm. Zgjidhjet janë në bazë të atyre që shikojmë gjatë stërvitjeve”, u shpreh Bulku.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×