Shqipëria barazoi 1-1 ndaj Letonisë, në sfidën kualifikuese të botërorit. Sulmuesi i kombëtares, Rey Manaj tregoi këndvështrimin e tij pas ndeshjes.
“Normalisht isha i kënaqur kur shënuam golin e 0-1. Por pastaj si mori ndeshja, nuk ishim shumë të përqendruar. I thashë çunave, më mirë ta hidhnim topin sipër.
Ndodhin edhe këto situata, por të ulim kokën, të përmirësohemi dhe të arrijmë objektivin në këto eliminatore. Autogol apo gol? Besoj se e prek unë në fund me gjoks. Megjithatë, rëndësi ka Shqipëria.
Po luajmë për Botërorin, nuk po luajmë në kalçeto me shokët. Normale që nuk është e lehtë të shënosh gol. Futbolli nuk është matematikë. Mund të jetë një periudhë për shkak të ngarkesës. Kemi ardhur edhe me presion për ndeshjen me Serbinë. Penalltia e humbur po ashtu. Do stërvitemi që të shënojmë në ndeshjet e tjera” –tha Manaj.