Parashikimi i motit për sot, 10 qershor 2025

Territori i Shqipërisë vijon të mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta.

Përgjatë orëve të paradites territori do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i nxehtë, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten përgjatë vijës bregdetare.

Pas mesditës dhe në vijim pritet shtim i vranësirave në zonat e Juglindjes ku herë pas here vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellin përmirësim të situatës atmosferike duke bërë që bregdeti dhe zonat e ulëta të dominohen nga kthjellime ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të mbeten zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit deri në 36°C pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×