PD kërkoi rinumërim të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve, (KAS) miratoi sot me me shumicë votash, rrëzimin e ankesës së PD-së për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimit në zgjedhjet e 11 majit për Beratin dhe Vlorën dhe përsëritjen e procesit zgjedhor në Vlorë.

Me vendimin e sotëm, procesi zgjedhor në qarqet Berat e Vlorë konsiderohet i mbyllur bashkë me qarqet Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër, ku KAS po ashtu i ka rrëzuar ankimet.

Gjatë seancës së shqyrtimit të ankesave, KAS kërkoi prova konkrete për këto pretendime, duke theksuar se në mungesë të tyre, kjo çështje nuk mund të mbahet i hapur pa fund, duke e cilësuar këtë si një ‘proces pa kuptim’.

E njëjta situatë është edhe për qarkun e Beratit, ku sot u hap edhe një kuti me votat nga Greqia.

Deri tani janë 6 qarqe të përfunduara në KAS, të cilat PD mund t’i çojë ne Kolegjin Zgjedhor. Nga ana tjetër mbeten 6 qarqe të tjera si Tirana, Fieri, Durresi, Dibra, për të cilat është marrë vendim për rinumërim, ndërsa Elbasani dhe Shkodra janë në proces shqyrtimi.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×