Ranieri refuzon Italinë, situatë kaotike tek “azzurrët”, tani Pioli dhe Mancini mbeten favoritë

Italia fiton, por askush nuk feston. Ndaj Moldavisë ishte ndeshja e fundit e Luciano Spallettit, me ish teknikun e Napolit që shkarkohet nga stoli i ekipit “azzurr”. Ky ishte një vendim i marrë kohë më parë, menjëherë pas disfatës kundër Norvegjisë. Atmosfera në radhët e Italisë ishte e zymtë, askush nuk buzëqeshte, por situata u rëndua akoma më shumë pasi Moldavia gjeti rrugën e rrjetës, për fatin e mirë, VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Raspadori në fundin e pjesës së parë kaloi “azzurrët” në avantazh, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Cambiaso dyfishoi shifrat.

Sigurisht as Spalletti nuk festoi, por largohet me mllef për faktin që u shkarkua në mënyrë kaq të papritur: “Kam bërë gabime, mbase është e drejtë që largohem. Dorëheqja nuk ishte një opsion pasi mendoj se mund të bëja mirë. Nëse dikush do të vinte dhe do të më thoshte se nuk jam njeriu u duhur atëherë do të firmosja zgjidhjen e kontratës me konsensus. Po e lë përfaqësuesen ashtu siç e gjeta, fundja kjo është”, u shpreh Spalletti në konferencën e tij të fundit si trajner i Italisë.

Më shumë se sa këto fjalë, ajo që shqetëson tani stafin e Federatës Italiane është refuzimi i bërë nga Claudio Ranieri. Ishte thuajse e sigurt se Ranieri do të ishte pasuesi i Spallettit, por në mënyrë befasuese, tekniku bëri prapa kthehu: “Falënderoj presidentin Gravina për këtë mundësi, është një nder i madh, por kam reflektuar dhe kam vendosur që qëndroj në dispozicion të Romës, në misionin tim të ri”, u shpreh Ranieri.

Në këto kushte, Federatës italiane nuk i mbetet gjë tjetër vetëm t’i kthehet pistës Pioli, ndërsa një opsionin është edhe rikthimi i Roberto Mancinit.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×