Shqipëria përballë Letonisë, kundërshtarët kanë më shumë gola dhe golashënues në formacionin titullar

Shqipëria luan sot ndeshjen e saj të katërt në kualifikueset e Botërorit përballë Letonisë, një kundërshtari ndaj të cilit është favorite në letër. Por për të fituar duhen golat dhe ironikisht, në formacionet e të dy skuadrave, rezulton se kundërshtarët janë ata që kanë epërsinë sa i përket rrjetave të tundura.

Në total janë 3i gola të shënuar me ekipin kombëtar nga lojtarët e formacionit titullar të Letonisë, kundrejt vetëm 25 të shënuar nga lojtarët e Shqipërisë që janë përzgjedhur si titullarë nga Silvinjo. Për Letoninë janë 7 futbollistë të ndryshëm të cilët kanë tundur rrjetën, ndërsa janë vetëm 5 që kanë shijuar golin me fanellën kuqezi nga formacioni titullar i përzgjedhur sot.

GOLAT ME SHQIPËRINË
10 Manaj
5 Broja
4 Laçi
3 Ismajli, Asllani

GOLAT ME LETONINË
12 Ikaunieks
11 Gutkovskis
4 Ciganiks
1 Çernomordijs, Balodis, Saveljevs, Varslavans


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×