
Katy Perry përjetoi një moment të papritur gjatë koncertit të saj në Sydney të hënën, më 9 qershor. Teksa performonte hitin “Hot N Cold”, një fans i entuziazmuar u ngjit në skenë dhe i hodhi krahun këngëtares. Perry u tërhoq menjëherë, ndërsa fansi vijoi të kërcejë me lëvizje tipike nga loja Fortnite.
Dy roje sigurie ndërhynë për ta ndaluar, por ai tentoi t’u shpëtonte duke i vështirësuar largimin. Katy, nga ana e saj, reagoi me humor duke u thënë të pranishmëve: “Nuk do ketë më kurrë një shfaqje si kjo. Ndaj, thjesht shijojeni, Sydney!”
Ndërkohë që performanca vijonte, rojet e sigurimit arritën ta nxirrnin fansin nga skena. Në një moment tjetër, Perry u kthye me batutë: “E di pse je këtu. Po vazhdon t’i shkruash partnerit tim në DM? E di, e di. Që kur filloi rezidenca ime në Las Vegas…”