“Synojmë hapjen e një tjetër grup kapitujsh me BE”, Rama rikthehet me “Sy m’Sy”: Kemi nisur punën për samitin e NATO-s në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer komunikimet e drejtpërdrejta me qytetarët në rrjetet sociale, përmes rubrikës “Sy m’Sy”, e cila u lançua fillimisht gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit. Në këtë episod të parë pas zgjedhjeve, kreu i qeverisë komentoi zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike të Shqipërisë.

Rama deklaroi se Shqipëria po vijon me ritëm procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se së shpejti pritet të hapet një tjetër grup kapitujsh. Ai theksoi se qëllimi mbetet hapja e të gjithë kapitujve brenda një afati të arsyeshëm.

Duke u ndalur te Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur së fundmi në kryeqytetin shqiptar, Rama e cilësoi atë si një sukses të jashtëzakonshëm, jehona e të cilit vazhdon ende në korridoret e politikës evropiane.

Ndërkohë, kryeministri konfirmoi se ka nisur puna për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, një ngjarje që kërkon përgatitje shumëvjeçare. “Grupi i inspektimit nga NATO në Bruksel ka ardhur për të analizuar opsionet dhe për të inventarizuar kapacitetet tona logjistike dhe infrastrukturore,” tha Rama.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×