Vëllezërit Xhani dhe Xhevdet Plaku ortakë/ “Në Shënjestër” zbardh aleancat mes të arrestuarve në restorantin e Lalzit, ja provat e prokurorisë

Emisioni “Në Shënjestër” ka vijuar të martën me publikimin e disa të dhënave nga dosja hetimore për vrasjen e biznesmenit Bujar Nasufi, të cilat kanë ndihmuar prokurorinë të ketë në dorë prova të reja.

Një prej tyre është lidhja e vëllezërve Voltan dhe Jugert Xhani me Xhevdet Plakun, të tre këta emra, të gjendur mes të arrestuarve në një nga restorantet në Gjirin e Lalzit, në kuadër të operacionit “Enigma.

Sipas dosjes hetimore, vëllezërit Xhani kanë në Hollandë një rezidencë, çka mund të ketë çuar edhe në njohjen e tyre të mëparshme me Xhevdet Plakun dhe në konkretizimin e një miqësie, e cila duket se ka vazhduar edhe më pas,  tashmë në aktivitetin e tyre kriminal.

Një tavolinë ortakërie që u pa edhe në drekën e tyre të fundit, ku ata ishin bashkë.

Gjatë operacionit ‘Enigma’, policia finalizoi ndalimin e 7 personave, midis të cilëve 3 me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Janë pikërisht këto pamjet filmike të operacionit ‘Enigma’, ku midis personave të ulur në restorant, ku u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje, janë edhe vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kishin siguruar informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete.

Çka bëri që në masa të larta sigurie, shërbimet policore të ndërhynin në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas.

Do të ishe pikërisht ky operacion që do të prangoste edhe Xhevdet Plakun. 45 vjeçari i njohur edhe me pseudonimin ‘Akili’. Një personazh i njohur me rekorde të shumta penale i cili krahas gjeneraliteteve të tij, mbante edhe rekordin absolut të 25 identiteteve të ndryshme.

Plaku është në përplasje të fortë edhe me Kep Arapin, një nga të fortët e Sukthit.

Hetimet treguan se Xhevdet Plaku ishte një nga të dyshuarit se ekzekutoi në Itali, bashkë me një person tjetër, vëllain e Kep Arapit, Sali Rapin. Ngjarje kjo e ndodhur në qytetin e Savonas, në vitin 2000.

Xhevdet Plaku pas 14 vitesh përballje me drejtësinë, mori pafajësinë, i cili ndërkohë thuhet se drejtonte trafikun e drogës nga kryeqyteti hollandez i Amsterdamit, ku edhe ndodhej.

Por ku ajo që mbetet mister është lidhja e Voltan Xhanit me Xhevdet Plakun dhe që pritet të zbardhet gjatë fazës së hetimeve. Kjo pasi edhe vëllezërit Xhani kanë në Hollandë një rezidencë.

Çka mund të ketë çuar edhe në njohjen e tyre të mëparshme dhe në konkretizimin e një miqësie, e cila duket se ka vazhduar edhe më pas. Tashmë në aktivitetin e tyre criminal. Një tavolinë ortakërie që u pa edhe në drekën e tyre të fundit, ku ata ishin bashkë.

Por po me kaq interes është të shikohet edhe veprimtaria e veçuar kriminale e Voltan Xhanit dhe se si ai është përfshirë në vrasje, për të cilat tashmë duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.

Siç është edhe organizimi i vrasjes në Shkodër i Elis Rroshkodolit.

Nga informacioni i policisë, thuhet se në kuadër të operacionit “Enigma”, u arrestua shtetasi Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë,  pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje’, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit Elis Rroshkodoli, ndodhur në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje si dhe Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, ku gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Bashkë me Xhevdet Plakun, që ishte në arrati që prej arratisjes nga burgu në muajin janar të 2025 dhe dy vëllezërit Voltan e Jugert Xhani në pranga përfundoi edhe Flobenc Meçja, i njohur si Col Shkodrani, njeriu që vepronte për llogari të organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Çopja.

Meçja kishte kërkuar deri në 5 milionë euro për ekzekutimin e Erjon Alibej, i njohur si Krymi kundërshtar i përbetuar i Çopjave.

Gjatë këtij operacioni u arrestua shtetasi Flobens Meçja alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, për veprat penale ‘Organizata kriminale’ dhe ‘Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje’.

Por përse Voltan Xhani është një nga personat e dyshuar se ka siguruar kushtet për të ekzekutuar në Shkodër, Elis Rroshkodolin.

Hetime të cilat sot i ka marrë në duar SPAK.

Ku menjehërë pasi Forcat Operacionale arrestuan në Gjirin e Lalzit, Voltan Xhanin, Prokuroria Shkodër, ia kaloi çështjen Prokurorisë së Posaçme.

Pasi ka zbuluar se atentati është organizuar dhe kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Ku i arrestuari i parë për këtë ngjarje gushtin e vitit të kaluar ishte shtetasi Xhulio Malo, nga Gjirokastra, i cili u ndalua vetëm një javë pas atentatit që i mori jetën Rroshkodolit.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×