VIDEO/ Makina përfshihet nga flakët në aksin Kashar-Thumanë, dyshohet se…

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën e re Kashar–Thumanë, duke shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por makina është djegur plotësisht.

Sipas dëshmitarëve, ndonëse shërbimi zjarrfikës është njoftuar mbi 30 minuta më parë, ende nuk ka mbërritur në vendngjarje.

Shkaku paraprak i zjarrit dyshohet të jetë një defekt elektrik në automjet.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×