“22 persona të paditur në SPAK nga unë para zgjedhjeve…”/ Gazetarët, Bylykbashit: Nëse zgjedhjet bëhen në shtator a i fitoni ju?

Pyetjes së gazetarit Poli Hoxha, në studion e “Log.” se nëse në shtator bëhen zgjedhje të reja a fiton PD, deputeti i PD Oerd Bylykbashi iu përgjigj se “zgjedhjet duhet të bëhen me standardin e 2013.

Bylykbashi tha se nëse bandat nuk do të ishin ato që ishin, rezultatet nuk do ishin në Durrës 8 me 6 njësoj si në 2021.

Kjo përgjigje e deputetit të PD në “Log.” Oerd Bylykbashi, ka shkaktuar reagim nga gazetarët Erl Murati dhe Poli Hoxha.

Gazetari Erl Murati tha se gjatë fushatës zgjedhore, madje 3 ditë para zgjedhjeve, kandidatët e PD në listën e hapur në Durrës nuk deklaruan asnjë rast të shitblerjes së votës apo presion nga bandat kriminale. Madje, sipas Muratit, një nga kandidatët Arian Ndoja tha se situata është e qetë. Gazetari Murati tha se qasja e liderit të PD është ndryshe nga ajo e kandidatëve.

“Kreu i PD ka folur gjatë gjithë fushatës, për bandat me emra, si për Durrësin dhe për qytete të tjera. Ndërkohë që një kandidat yni është kërcënuar në mes të fushatës nga bandat”, tha Oerd Bylykbashi duke shtuar se vetëm ai ka paditur 22 persona për shitblerje votash në Durrës para zgjedhjeve.

“Kjo akuzë a ka shkuar në prokurori?”, pyeti gazetari Murati.

Bylykbashi tha se shprehja e Falkones “ndiq paranë që të gjesh mafian”,  në Shqipëri duhet të thuhet “ndiq votat e PS dhe do të gjesh mafian dhe Edi Ramën bashkë”.

Kjo shkaktoi reagimin e Muratit i cili tha se edhe brenda PD është një figurë si Arian Ndoja pa kontribute në PD që mori 20 mijë vota duke u bërë ndër emrat më të votuar.

“Cdo të thotë kjo, Ndoja ka qenë prokuror dhe ka marrë më shumë vota se të tjerët. Më i votuari nga PS doli një deputet aktual, ndërsa nga PD një kandidat pa eksperiencë politike”, tha gazetari Erl Murati.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×