Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, pjesë e delegacionit në asamblenë e partive popullore evropiane, ishte i ftuar në emisionin Log. në News24, në një panel me gazetarë kryesisht të çështjeve politike.
Bylykbashi u shpreh se në asamble u miratua rezoluta më e fortë e miratuar ndonjëherë nga PPE dhe ashtu siç është bërë e ditur, do të krijohet një mision faktmbledhës për të gjitha farsën elektorale të ndodhur më 11 maj.
Oerd Bylykbashi: “Ata e shprehën shqetësimin që çfarë ishin thënë, ishin bërë. Shitblerja e votës, përdorimi i shtetit, krimi i organizuar në blerje votash, të gjitha këto u futën në rezolutë. Ata miratuan një rezolutë që ishte më e fortë ndonjëherë e miratuar në këtë forum politik. Do të organizojnë sa më shpejt një mision fakt mbledhës për të ardhur në Shqipëri, pikërisht për shqetësimet që ata vetë ngritën.
Ky mision lidhet edhe me raportin përfundimtar të ODIHR, por edhe me proceset e ankimeve që janë bërë për zgjedhjet e 11 majit.”
()