Bota e muzikës në zi: largohet një prej themeluesve të rrymës moderne pop

Brian Wilson, një nga mendjet më novatore të muzikës pop dhe bashkëthemelues i grupit legjendar The Beach Boys, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij këtë të mërkurë, më 11 qershor, përmes një postimi në Instagram, ku ndanin një fotografi të tij të buzëqeshur, ulur në një stol.

“Me zemër të thyer njoftojmë se babai ynë i dashur, Brian Wilson, është larguar nga kjo jetë,” shkruhet në deklaratë. “Jemi të pikëlluar dhe të mbushur me dhimbje. Ju lutemi të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të vështirë. E dimë që këtë humbje po e ndjejmë bashkë me gjithë botën. Love & Mercy.”

I lindur më 20 qershor 1942 në Inglewood të Kalifornisë, ai ishte fëmija më i madh i familjes dhe shfaqi që në moshë të hershme një talent të rrallë për muzikën. Dy biografi kushtuar jetës së tij, Wouldn’t It Be Nice dhe Inside the Music of Brian Wilson. e përshkruajnë si një mjeshtër të harmonive dhe melodisë, dhunti që e ngritën në majat e muzikës botërore dhe e bënë ikonë të pavdekshme të saj.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×