
Hitet e Gjestit si “Katile”, “Idiote”, “U halite” dhe “Pandemia” janë zhdukur krejtësisht nga YouTube.
Fansat kanë nisur t’i bëjnë pyetje të njëpasnjëshme këngëtarit në rrjetet sociale, duke kërkuar sqarime për mungesën e projekteve që dikur dominonin.
Sipas burimeve nga menaxhmenti, këngët ishin nën menaxhimin e Samed Poterës, por tani janë hakuar dhe janë fshirë nga platformat online. Puna për rikthimin e tyre ka nisur, por ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij ‘sulm’ misterioz.