Mirlind Daku zhvilloi një sezon pozitiv me Rubin Kazan në Rusi, ku në 26 ndeshje, ai realizoi 15 gola dhe dhuroi 6 asiste.
Gazeta në Kosovë, Blic Sport, shkruan se gjasat janë të mëdha që sulmuesi shqiptar të qëndrojë në kampionatin rus, por të ndërrojë skuadër. Sipas asaj që shkruhet, Zenit ka ofruar 4.5 milionë euro dhe ky propozim pritet që të pranohet.
Zenit është një mundësi e mirë për Dakun për të treguar veten, edhe pse për hir të së vërtetës, rivaliteti është mjaft i madh.
Kujtojmë që 27-vjeçari u impenjua me Shqipërinë në sfidat ndaj Serbisë dhe Letonisë.
(J.S/)