Erion Isai dhe Ajlin Petrela nuk janë më bashkë: Gjykata finalizon divorcin pas 12 vitesh martesë

Pas shumë zërash e thashethemesh që qarkullonin prej kohësh, është bërë tashmë zyrtare: Kryebashkiaku i Ersekës dhe aktori i njohur i humorit, Erion Isai, është ndarë nga bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela.
Divorci është finalizuar në prill të këtij viti nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që kërkesa për ndarje ishte dorëzuar prej kryebashkiakut që një vit më parë.

Çifti, i martuar që prej vitit 2011, ka dy vajza së bashku. Në vendimin gjyqësor thuhet se mes tyre “nuk ka më afeksion dhe bashkëjetesa ka humbur kuptimin”.

Disa vite më parë, Ajlin kishte folur hapur për rolin e saj në marrëdhënie gjatë një interviste në një emision mëngjesi, duke lënë të kuptohet për një disbalancë të gjatë në sakrifica.

“Kam sakrifikuar karrierën time për t’i dhënë hapësirë karrierës së Erionit,” kishte rrëfyer ajo. “Ai ka sakrifikuar vetëm 2 muaj nga 12 vitet tona së bashku.”

Petrela, regjisore me profesion, e kishte cilësuar rritjen e dy vajzave si arritjen më të madhe personale, por kishte lënë të kuptohej se ishte koha të kthehej tek vetja dhe pasioni për artin.

Ndonëse ndarja ka ndodhur larg kamerave, nuk mund të thuhet se ka kaluar pa zë dhe për ata që dyshonin, mesa duket, nuk kishin gabuar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×