Në studion e “Log.” në News24, gazetari Poli Hoxha dhe deputeti i PD Oerd Bylykbashi debatuan mbi pretendimet e PD për rezultatin e votimeve të 11 majit.
Hoxha tha se ndonëse opozita vijon prej përfundimit të zgjedhjeve, të denoncojë parregullsitë e votimeve, askush prej PD nuk flet për sistemin zgjedhor, si shkaku kryesor i realitetit që prodhoi pas 11 majit.
“Si ka mundësi flitet nga mëngjesi në darkë për krimin, patronazhistët, që për mua duhen shpallur të jashtëligjshëm, jo patronazhist dhe doganier. Gjithë kjo që është një sistem, si ka mundësi që reformën zgjedhore ju nuk e zini me gojë. Ju thoni këtë dhe atë dhe nuk kam dëgjuar të flisni. Pse nuk e thoni se ka ardhur koha për një sistem të ri zgjedhor”, pyeti gazetari Poli Hoxha.
Deputeti Bylykbashi tha se PD e ka kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor por ka hasur në kundërshti të forta e të vazhdueshme nga mazhoranca.
“Është hibrid i shëmtuar. Në 2021 kam thënë është sistem toksik deri në 2024. E kam thënë që ky sistem duhet zhdukur. Është bërë propozim për të patur një sistem gjerman nuk është miratuar.
Nuk duan të bëjnë rrotacion”, tha Bylykbashi.
Poli Hoxha: Si ka mundësi flitet nga mëngjesi në darkë për krimin, patronazhistët, që për mua duhen shpallur të jashtëligjshëm, jo patronazhist dhe doganier. Gjithë kjo që është një sistem, si ka mundësi që reformën zgjedhore ju nuk e zini me gojë. Ju thoni këtë dhe atë dhe nuk kam dëgjuar të flisni. Pse nuk e thoni se ka ardhur koha për një sistem të ri zgjedhor/
Oerd Bylykbashi: Në 2020 e kam thënë se ky sistem ishte paçavure, ajo që miratoi Damiani me kërpëratën, ky nuk është i 2008.
Poli Hoxha: Ky është i 2025 dhe u votua.
Oerd Bylykbashi: Është hibrid i shëmtuar. Në 2021 kam thënë është sistem toksik dhe kështu kam vazhduar deri në 2024. E kam thënë që ky sistem duhet zhdukur, pikë. Është bërë propozim për tu rikthyer tek sistemi gjerman dhe nuk është miratuar. Përgjigjia e Gjiknurit ishte: Duhet të jeni të çmendur që atë që jua mori koalicionin, t’jua kthejë Rama. Nuk ka shans të ndodhë!
Nuk duan të bëjnë rrotacion, ky kod i bën dëm partive të vogla, opozitës, nuk përkthen vota në raportin e drejtë, por është një sajesë me një qëllim të vetëm për ta mbajtur pushtetin me dhunën e kartonit. Duhet të biem dakord që duhet zhdukur nga Kushtetuta.
()